Goca dhe Gra/ Sezoni i dytë i ‘Piramida’, Bora Zemani zbulon risitë: Nuk do të jem vetëm në skenë

18/11/2025 22:13

Këtë të premte fillon sezoni i dytë i ‘game-show’ “Piramida” në Top Channel.

E ftuar në emisionin ‘Goca dhe Gra’, moderatorja Bora Zemani ka treguar detajet e reja nga sezoni i dytë i këtij ‘game-show’

“Aplikimet janë shumë më të larta se sezoni i kaluar. Çdokush mund të krijojë skuadrës e vetë. Këtë sezon jam me dy kapiten që duhet të motivojnë skuadrat. Visjan Ukcenaj dhe Cubi Metkaj.

Ata do motivojnë skuadrat që të japin më të mirën sepse skuadrat jo gjithmonë kanë lidhje me ekranin. Këta do i fusin në shpirtin e garës. Edhe ata kanë shumë kimi bashkë”, tha Bora.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta