Gjobë gjysmë milioni euro biznesmenit në Kamëz, prokurorja kërkon arrest me burg për ish-policin Jeton Lami

18/11/2025 16:50

Caktohet nesër masa e sigurisë për Jeton Lamin dhe dy të dyshuar për gjobëvënie, ndërsa në kërkim është Ervis Lami.

Seanca, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha do zhvillohet të mërkurën në mëngjes dhe prokurorja e çështjes ka kërkuat arrest në burg.

500 mijë euro ishte gjoba që Jeton Lami, Florin Domi dhe Flogert Mezhika dhe Ervis Lami i vunë pronarit të objektit, dhe kur ai refuzoi, ata i vunë eksplozivin duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Jeton Lami, dikur oficeri i forcave Operacionale të Policisë së Shtetit është i dënuar për shpërdorim detyre pasi shoqëronte Ervis Martinajn dhe rezulton te jetë personi i fundit që e ka takuar atë, 2 vjet pas lirimit nga burgu rishfaqet sërish në skenën e kronikës së zezë këtë herë për gjobvënie.

Ndërsa Ervis Lami edhe përpara këtij krimi ka qenë person i kërkuar nga drejtësia pasi dyshohet për vrasjen e postierit Lulëzim Visha.

Hetimet ende nuk quhen të përfunduara pasi ka dyshime se në këtë skemë gjobvënieje të ketë dhe persona të tjerë të përfshirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB