Harry Kane është i pandalshëm, trigolshi ndaj Stuttgart-it, e ngjit atë mbi legjendën gjermane Gerd Müller
Kosova ka shkruar historinë me fitoren 0-2 në Slloveni pak ditë më parë duke siguruar vendin e dytë që përkthehet me fazën e play-off-it të Botërorit të vitit të ardhshëm.
Sot Dardanët në “Fadil Vokrri” të Prishtinës presin kryesuesen e grupit të tyre , Zvicrën. Teorikisht një shans për të luftuar mes tyre edhe për vendin e parë pasi diferenca është vetëm 3 pikë, por skuadrës së Fodës i duhet një fitore me 6 gola diferencë ç’ka është praktikisht shumë e vështirë të ndodh, për të mos thënë e pamundur. Dhe nisur nga kjo mundësi e dytë, e pamundësisë, me sa duket edhe trajneri gjerman i Kosovës, Franko Foda, ka filluar të mendojë për play-off-in duke qenë realist dhe për këtë arsye ka lënë jashtë listës së lojtarëve që do të ketë ndeshje, dy prej prej emrave të formacionit, Albian Hajdari dhe Leon Avdullahun, që do të jenë në tribunë.
Një lëvizje kjo thjeshtë për të evituar rrezikun e ndonjë kartoni tjetër, që do t’i do t’i penalizonte për ndeshjet e play-off-it. Si rrjedhojë, duke hequr dorë nga një aventurë për të tentuar të pamundurën, Kosova futet në fushë mbrëmjen e sotme përballë Zvicrës, për një paraqitje dinjitoze por pa objektiva sportiv që lidhet me ndryshimin e pozicioneve të klasifikimit në grup.
Kështu për herë të parë kombi shqiptarë do të ketë 22 përfaqësues në një fazë kaq të avancuar kualifikimi për një kampionat Botëror, ku Kuqezinjtë dhe Dardanët do të jenë në të njëjtën vazo, të tretën, për të mosur u përballur me njëra-tjetrën dhe për të vazhduar të panvarura avancimin e tyre drejt një tjetër ëndrre të madhe. Gjithësesi, kundërshtarët tanë do të mësohen më 20 nëntor, ndërkohë që sot drejtpërdrejtë në DigitAlb do të keni mundësinë të ndiqni ndeshjen e fundit të këtyre eliminatoreve të Kosovës përballë Zvicrës në orën 20:45.
Top Channel