“Asgjë nuk do të jetë më si më parë” Traileri i “Euphoria 3” trondit fansat dhe zbulon një të ardhme të errët
Pas vizitës së drejtorit të përgjithshëm të radiotelevizionit publik të Austrisë (ORF), Roland Weissmann, në Jerusalem dhe takimit të tij me presidentin e Izraelit, Isaac Herzog, si dhe me drejtorin e KAN-it, transmetuesit publik izraelit, Golan Yochpaz, mediat vendase raportojnë se mundësia që Izraeli të përjashtohet nga Eurovision 2026 tashmë është thuajse zhdukur.
Më pak se një muaj na ndan nga Asambleja e Përgjithshme e EBU-së në Gjenevë, ku pritet të sqarohet zyrtarisht çështja e pjesëmarrjes së Izraelit në edicionin e 70-të të Eurovisionit.
Të dielën, më 9 nëntor, drejtori i ORF-it vizitoi Jerusalemin për të riafirmuar qartë dhe fuqishëm mbështetjen e Austrisë për Izraelin dhe të drejtën e tij për të marrë pjesë në konkurs. Eurovisioni vitin e ardhshëm shënon 70-vjetorin e tij dhe Izraeli prej dekadash është një pjesë e pandashme e festivalit. Drejtori i KAN deklaroi se nuk ka asnjë bazë ligjore apo arsye për përjashtimin e Izraelit nga Eurovision 2026, pasi vendi gjithmonë ka respektuar rregullat e EBU-së dhe do të vazhdojë t’i zbatojë ato.
Presidenti Isaac Herzog theksoi rëndësinë e ruajtjes së pavarësisë editoriale dhe operacionale të KAN-it si transmetuesi publik i Izraelit. Pas marrëveshjes së armëpushimit në Gaza, votimi i planifikuar që pritej të vendoste fatin e pjesëmarrjes së Izraelit u anulua dhe u zëvendësua me një sesion diskutimi që do të mbahet në dhjetor. Burime të afërta me procesin tregojnë se rreziku i përjashtimit të Izraelit tani ka kaluar pothuajse krejtësisht dhe vendi pritet të marrë pjesë normalisht në Eurovision 2026. Mbështetja e fuqishme e Austrisë ka qenë vendimtare, dhe vizita e drejtorit të ORF-it në Rezidencën Presidenciale të Jerusalemit, e shoqëruar me deklaratat e tij, shihet nga shumëkush si një konfirmim de facto i pranisë së Izraelit në konkursin e vitit të ardhshëm.
Qeveria kanadeze po shqyrton mundësinë që Kanada të marrë pjesë në Eurovision Song Contest. Burime qeveritare kanë treguar se Kryeministri Mark Carney është personalisht i përfshirë në këtë iniciativë. Kanadaja është vetëm anëtare afiliate, ndërsa Australia, një tjetër anëtare afiliate, ka marrë pjesë në Eurovision që nga viti 2015. Kur CBC News e pyeti Eurovisionin muajin e kaluar për mundësinë e pjesëmarrjes së Kanadasë, përgjigja ishte se konkursi është i kufizuar për anëtarët e EBU-së. /TAR
Top Channel