Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e ditës së diel në Michigan të SHBA-së pasi një 44-vjeçar shqiptar u vra me armë zjarri jashtë restorantit ku ai punonte.

Një i dyshuar është marrë në paraburgim për ngjarjen, e cilat ndodhën në orën 9:38 të mbrëmjes në “Prime 7 Bar & Restaurant”.

Zyrtarët që mbërritën në vendngjarje identifikuan viktimën të shtrirë në një verandë jashtë restorantit. Viktima është identifikuar si Françesk Shkambi, 44 vjeç banues në Howell.

Mjekët që arritën në vendngjarje, e transportuan në spital por nuk mundi dot t’i shpëtonte plagëve të marra.

Shkambi ishte menaxheri i përgjithshëm i restorantit.  Burimet i thanë FOX 2 se Shkambi kishte marrë një telefonatë, kishte dalë nga restoranti dhe ishte qëlluar.

Sherifi Michael Bouchard tha se i dyshuari dhe viktima e njihnin njëri-tjetrin për një periudhë kohore përpara se një mosmarrëveshje midis të dyve të përshkallëzohej në ngjarjen fatale. Shkambi u qëllua dy herë.

“Ai kishte zemrën më të madhe në të gjithë botën. Ai erdhi në këtë restorant ndërsa ne ishim drejt fundit dhe na ndërtoi dhe na bëri të gjithëve familje”, tha kolegu Alex Crawford.

“Ai ishte si vëllai im”, tha Frank Gjura, pronari i Prime 7.

Natyra e mosmarrëveshjes që çoi në të shtëna është ende e paqartë. Më shumë detaje pritet të pasojnë gjatë një seance gjyqësore.

I dyshuari është një banor 65-vjeçar i Farmington Hills, i cili u dorëzua vetë. Ai u mbajt në Burgun e Qarkut Oakland. Bouchard shtoi se i dyshuari e rrëfeu krimin dhe arsyen pse qëlloi viktimën, por nuk dha detaje.

Hetuesit gjithashtu gjetën një armë që ata besojnë se është përdorur gjatë vrasjes, një pistoletë 9 mm e cila u raportua e vjedhur, sipas autoriteteve.

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta