“Do të djeg për së gjalli, na more nusen”/ Halla e shqiptarit të djegur në Greqi tregon kërcënimet që mori Sulo Halili

18/11/2025 12:05

Një ngjarje e rëndë tronditi opinioni publik pak ditë më parë, ku një shqiptar, Sulo Halili, u dogj brenda një automjeti në Greqi.

Tatjana Halili, e ftuar në “Shqipëria Live”, tregoi se nipi i saj ka marrë kërcënime nga familjarët e ish partnerit të gruas së Sulos.

“Sulo ka dy fëmijë, një gocë dhe djalë të sapolindur. Ka 4 vite me Esmeraldën, gruan. Jetonin në Greqi. Është kërcënuar nga daja i ish të dashurit të Esmeraldës. Por nuk ka pasur lidhje Esmeralda gjatë kohës që ka qenë me Sulon.

I ka thënë do të të djeg për së gjallë se na more nusen e nipit. Por ajo ka qenë e ndarë kur u lidh me Sulon. Megjithatë nuk e dimë nëse janë ata autorët, presim përgjigje nga policia dhe avokati”-tregoi halla e viktimës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB