Mbrojtësi i majtë i Chelseat, pasi lyeu flokët me të kuqe pas fitores në Euro 2024, shkoi një hap më tej duke premtuar se do të… rruajë kokën nëse Spanja fiton Kupën e Botës.

Kombëtarja spanjolle do të sigurojë mbëmjen e sotme kualifikimin zyrtarisht për Kupën e Botës në ndeshjen ndaj Turqisë. “Furia e kuqe” rrezikon të humbasë kryesimin e grupit vetëm nëse humbet me shifrat 7-0 ndërkohë që synimi I tyre është që të përsërisin suksesin e dyfishtë Europian-Botëror si në vitet 2008 dhe 2010, gjithashtu Spanja është kampione Europe edhe në vitin 2012. Një nga figurat kryesore të “La Roja”-s këtë vit është përsëri Marc Cucurella, i cili përpara se të fitonte Kampionatin Europian të vitit 2024 ishte zotuar se nëse skuadra e tij fitonte trofeun, do t’i lyente flokët me të kuqe, gjë që edhe e bëri.

Tani, në një intervistë me gazetën katalanase Sport, mbrojtësi i Chelseat u pyet se çfarë do t’u bënte flokëve nëse Spanja do të fitonte Kupën e Botës, të cilës ai iu përgjigj me një buzëqeshje: “Ngjyra e kuqe solli fat. Tani do ta ndryshoja ngjyrën, por ndoshta do të rruaja kokën. Le ta lëmë me kaq, do të bëhem tullac.”

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta