Takimi më i fundit i Task Force të Botërorit 2026 që si gjithnjë u zhvillua në Shtëpinë e Bardhë nën drejtimun e Donald Trump dhe Gianni Infantino, krijoi sërish ndjesinë se disa prej qyteteve të konfirmuara për kampionatin botërorit të futbollit që nis pas 7 muajsh, janë ende në rrezik dhe më konkretisht bëhet fjalë për qytetet që qeverisen nga demokratët.

Në një moment të këtij takimi ku të pranishëm ishin edhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe Sekretarja për Sigurinë Kombëtare, Kristi Noem, Trump u pyet për kryetaren e sapozgjedhur të bashkisë së Seattle, demokraten Katie Wilson.

‘Nëse shohim se do të ketë ndonjë problem, do t’i kërkoja Gianni Infantinos që ta spostojmë në një qytet tjetër-ishte përgjigjja e Trump-kështu, nëse shohim se do të ketë probleme në Seattle, ku është një kryetare bashkie shumë liberale/komuniste do themi: Gianni, mund të them që do ta spostojmë?. Nuk besoj se do të kenë këtë problem. Por do ta transferojmë eventin në një vend ku të jetë i mirëpritur dhe i sigurt’.

E gjithë kjo temë ka hapur debate, por para pak më shumë se një muaji, presidenti i CONCACAF dhe zv/presidenti i FIFA, Victor Montagliani kishte deklaruar: ‘Botërori është turne i FIFA dhe është FIFA ajo që merr vendime të tilla. Me gjithë respektin për liderët botërorë, futbolli është më i madh se ta dhe do t’iu mbijetojë qeverive, regjimeve dhe sloganëve të tyre’.

Në 5 dhjetor do të hidhet shorti i Botëroriut në Ëashington ku i pranishëm pritet të jetë edhe Donald Trump, sic ndodhi edhe në finalen e Botërorit të Klubeve të zhvilluar në muajt e verës në New York. SHBA e organizon Botërorin e 2026 bashkë me Kanadanë dhe Meksikën dhe  janë 11 qytete të konfirmuara, shumica e të cilave të qeverisura nga kryetarë bashkie demokratë si Los Ángeles, New York, Atlanta, Houston, Boston, Filadelfia apo Seattle.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta