Pas një telenovele të gjatë në muajt e verës, Antony Matheus dos Santos u bë më në fund futbollist i Real Betis dhe kjo ndodhi vetëm në ditën e fundit të merkatos me klubin andaluzian pagoi një shifër prej rreth 25 milionë euro.

Në Old Trafford, Antony ishte larg versionit më të mirë të tij, por në Spanjë atij iu rikthye buzëqeshja duke qenë protagonist në 14 finalizime, 9 gola dhe 5 asist në 26 ndeshje të zhvilluara më skuadrën andaluziane duke e drejtuar atë në finalen e parë evropiane në historinë e saj

Një rendiment ky që e bëri atë të kthehej te Betis dhe të firmoste me të deri në vitin 2030. Por kjo formë e brazilianit tërhoqi vëmendjen edhe të klubeve evropiane mes të cilave ishte edhe Bayerni i Mynihut, gjë që e pranoi edhe vetë futbollisti për portalin ‘Ge’.

‘Kompany më telefonoi dhe zhvilluam një bisedë-tregon Antony-ishte shumë i sinqertë me mua, më tha se gjithnjë i kishte pëlqyer shumë futbolli im dhe kjo ndodhi në 11:00 apo 11 e pak të natës. Por unë kisha arritur marrëveshjen me Betisin sepse i kisha dhënë fjalën. Gjithcka ishte vendosur, nuk mund t’ia bëja këtë as vetes sime e as klubit. Shiko fëmijët e mi. Lorenzos i pëlqen ky vend, ky qytet. Kur ishim në Brazil me pushime, ai pa ditur asgjë më pyeste gjithmonë: ‘Babi kur do të kthehemi në Spanjë?

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta