Aksidenti me një të plagosur në aksin Fier-Seman, arrestohet drejtuesi i mjetit

18/11/2025 10:26

Një aksident me pasojë plagosjen e një 77-vjeçari u regjistrua mbrëmjen e djeshme në aksin Fier- Seman, në vendin e quajtur Fermë- Çlirim.

Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit, 31-vjeçarin J.M.

“Në vijim të informacionit mbi aksidentin e djeshëm, në fshatin Fermë Çlirim, ku si pasojë e përplasjes së automjetit me drejtues shtetasin J. M., 31 vjeç, banues në Fier, me karrocën (që tërhiqej nga kafshë) me të cilën lëvizte shtetasi F. R., 77 vjeç, u dëmtua ky i fundit, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kryen arrestimin në flagrancë të shtetasit J. M., për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Ndërkaq, 77-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB