Një nga gjyqtarët më të njohur italian, Davide Massa, do të drejtojë ndeshjen kualifikuese të Botërorit 2026 mes Kosovës dhe Zvicrës.

Kjo ndeshje luhet duke filluar nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe drejtëpërdrejtë në DigitAlb, sfida e fundit e këtyre eliminatoreve. Davide Massa është një nga gjyqtarët më të besuar të UEFA-s, teksa është arbitri i e FIFA-s që nga vitin 2014.

Për ndeshjen Kosovë-Zvicër, ai do të ketë përkrahjen e asistentëve të tij: Asistent i parë: Filippo Meli (ITA), asistent i dytë: Stefano Alassio (ITA), gjyqtar i katërt: Daniele Chiffi (ITA). Në karrierën e tij si gjyqtar, Massa nuk e ka drejtuar asnjë ndeshje të Kosovës, ndërsa ka vendosur drejtësinë në një ndeshje të Zvicrës. Bëhet fjalë për ndeshje Rumani-Zvicër 1-0, të 21 nëntorit të vitit 2023, e luajtur në kuadër të kualifikimeve për Europianin.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta