Nesër 1 vit nga vrasja e Martin Canit, Prokuroria kërkon 25 vite për Marjo Perlleshajn
17/11/2025 16:12
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 25 vite burg për Marjo Perlleshin, të miturin e cili vrau Martin Canin pranë shkollës “Fan Noli” një vit më parë.
Nesër 18 nëntor, mbushen një vit nga vrasja e Martin Canit, ngjarje që tronditi opinionin publik.
Pretenca u shpall me 25 vite, por u kërkua të aplikohet kodi i të miturve.
Vrasja e Martinit ndodhi në 18 nëntor mbas një konflikti qe fëmija kishte patur tre ditë më parë me bashkëmoshatarin e tij Mario Përlleshaj. Hetimet tregojnë se ditën e ngjarjes nxënësit u përleshën sërish dhe se në këtë sherr morën pjesë edhe fëmijë të tjerë. Një kamera sigurie shfaq Mario Përleshajn që largohet nga skena e krimit me një thikë në dorë.
Top Channel