Video/ Në pritje të protestës së opozitës, nis vendosja e foltores përpara Kryeministrisë
17/11/2025 17:33
Më pak se një orë na ndan nga protesta e paralajmëruar nga opozita përpara kryeministrisë.
Në pamjet e siguruara nga Top Channel, mbledhja e protestuesve nuk ka nisur ende në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Gjithsesi, përpara kryeministrisë ka nisur dhe vendosja e foltores, aty ku lideri i PD-së, Sali Berisha dhe deputetët të tjerë të opozitës do të mbajnë fjalën e tyre.
Top Channel