U bllokuan nga moti i keq, evakuohen banorët dhe familjet në Theth
17/11/2025 19:14
Moti i keq ka përfshirë ditën e sotme qarkun e Shkodrës, duke bllokuar disa banorë dhe familje në Nderlysaj, në Theth.
Ministria e Mbrojtjes bën me dije se ekipi i Agjencisë Kombëtare për Mbrojtjen Civile në terren konfirmon që banorët dhe familjet e bllokuara, janë evakuuar dhe tashmë nuk ka asnjë rrezik për jetën e tyre.
Sakaq, sipas njoftimit zyrtar thuhet se Bashkia e Shkodrës po merr masat për lirimin e rrugëve dhe rikthimin e normalitetit në transport.
Më herët u raportua se 5 mjete u bllokuan në aksin në aksin rrugor Breg Lumi-Theth.
Top Channel