Të paktën 45 persona, pothuajse të gjithë pelegrinë indianë, u vranë të hënën në një aksident me autobus pranë qytetit të shenjtë të Medinës, një nga më vdekjeprurësit në Arabinë Saudite prej vitesh.
Një numër i madh viktimash, të cilat ishin gra dhe fëmijë, vinin nga Hyderabad, në Indinë qendrore. Zyrtarët indianë thanë se në autobus kishte 46 persona, nga të cilët vetëm një mbijetoi. Veçanërisht tragjik është rasti i një familjeje të madhe pelegrinësh që u zhdukën, pasi 18 anëtarë të tyre, përfshirë nëntë fëmijë, janë midis viktimave.
💢 45 Indian pilgrims killed in bus accident in Saudi Arabia
➡️ The bus, carrying Indian nationals, crashed in Medina, leaving dozens dead in one of the deadliest incidents involving pilgrims in the kingdom https://t.co/7KtoUFGiNa pic.twitter.com/OAE3Zf9A5s
— Anadolu English (@anadoluagency) November 17, 2025
As many as 45 people have been killed after a bus on its way to Medina collided with a fuel tanker. The bus was carrying Indians, most from Hyderabad, who had come to Saudi Arabia for the Umrah pilgrimage. pic.twitter.com/cjJXfRyjL3
— Al Jazeera English (@AJEnglish) November 17, 2025
Mediat indiane raportuan se autobusi u përplas me një kamion cisternë rreth orës 1:30 të mëngjesit të së hënës dhe menjëherë u përfshi nga flakët. Shumica e viktimave ishin në gjumë dhe nuk ishin në gjendje të dilnin nga autobusi.
Autoritetet saudite, nga ana e tyre, nuk dhanë asnjë shpjegim ose nuk lëshuan një deklaratë në lidhje me aksidentin.
Kryeministri indian Narendra Modi u kishte shprehur ngushëllime familjeve të viktimave, duke thënë se ambasada indiane po bashkëpunonte me autoritetet saudite.
Top Channel