Banorët e Tragjasit, Orikumit dhe Dukatit protestë para SPAK/ Kallëzim për tokat: Kërkojmë hetim edhe nga SHBA, të përfshirë ish-zyrtarë amerikanë Shqipëria hapi sot negociatat me BE për grupkapitullin e fundit “Bujqësia dhe Kohezioni”.
Në konferencën për shtyp me kryeministrin Edi Rama, komisionerja për zgjerimin, Marta Kos, tha se Shqipëria është shembulli më i mirë i fuqisë transformuese.
“I jam mirënjohëse Presidencës daneze, jemi të përkushtuar të sjellim Shqipërinë në BE. Është rezultati i qytetarëve shqiptarë për ndryshim. Shqipëria është shembulli më i mirë i fuqisë transformuese të zgjerimit. Çelja e grupeve kapitulluese është bërë sukses, por mbyllja e tyre është çmimi real. Tani është momenti për të përshpejtuar disa reforma. Hapi tjetër është që Shqipëria të përmbushë piketat e ndërmjetme.
Nuk do të jetë e lehtë, por ju, i dashur Edi, keni mbështetjen e gjerë publike të vendeve, punoni me të gjithë ata, me opozitën në parlament, sektorin privat; Komisioni do të vazhdojë t’ju mbështesë dhe t’ju këshillojë. Jam personalisht e përkushtuar që t’ju mbështesim“, u shpreh Kos.
Top Channel