Rriten tensionet, riatdhesohen 298 venezuelas, deportohen nga SHBA

17/11/2025 08:31

Një fluturim me 298 venezuelas të deportuar nga SHBA-të mbërriti të premten në Aeroportin Ndërkombëtar Maquetia Simón Bolivar në Karakas, njoftoi Ministria e Brendshme, Drejtësisë dhe Paqes e Venezuelës.

Të deportuarit, që përfshinin 240 burra, 47 gra, gjashtë djem dhe 5 vajza, u pritën nga autoritetet lokale sipas protokolleve të parashikuara për riatdhesimin, tha organizata qeveritare Vuelta a la Patria, përgjegjëse për mirëpritjen e qytetarëve të kthyer.

Riatdhesimet ndodhin në një kohë tensionesh të larta midis Uashingtonit dhe Karakasit, ndërsa Presidenti amerikan Donald Trump po shqyrton mundësi operacionesh ushtarake në Venezuelë.

Programi i mbrojtjes së përkohshme për venezuelasit në SHBA përfundoi këtë vit pas vendimit të Sekretares së Sigurisë Kombëtare Kristi Noem dhe pas një vendimi të Gjykatës Supreme që lejoi heqjen e mbrojtjes së përkohshme për rreth 300,000 venezuelas.

Fluturimet e riatdhesimit, të ndërprera që prej marsit, janë rifilluar ndërsa administrata amerikane ka intensifikuar deportimet përpara përqendrimit të aseteve ushtarake në Karaibe.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta