Rumania ngre alarmin për sulmet/ Qëllohet me dron anija që transportonte gaz në kufi me Ukrainën, evakuohet gjithë fshati Dy persona rezultojnë të zhdukur pas një rrëshqitje toke në Gorizia të Italisë, mes shirave të rrëmbyer që goditën gjatë natës rajonin, ku u shkatërrua edhe një shtëpi.
Zjarrfikësit arritën të nxirrnin një person të gjallë nga rrënojat, por ende nuk dihet asgjë mbi fatin e një 35-vjeçari dhe një gruaje të moshuar të cilën ai kishte tentuar ta ndihmonte.
Moti ekstrem ka shkaktuar gjithashtu përmbytje, dëme të mëdha e vështirësi qarkullimi në pjesë të tjera të Friuli Venezia Giulia, një ndër gjashtë zonat e vëna në gatishmëri për shkak të stuhive, së bashku me Emilia Romagnan, Ligurian, Lombardinë, Toskanën e Umbrian.
Moti i keq goditi rëndë sidomos zonën midis Palmanova dhe provincës së Gorizias, me dëmet më të mëdha të regjistruara në Cormons, ku vetëm në gjashtë orë ranë 152 milimetra shi.
Shkencëtarët thonë se kriza klimatike e shkaktuar nga emetimet e gazrave serrë, po i bën më të shpeshta dhe më intensive ngjarjet ekstreme të motit si valët e nxehtësisë, thatësirat, stuhitë e mbingarkuara dhe përmbytjet e befasishme.
Edhe pse janë të shumtë shkaktarët e garave serrë, nxitësi kryesor i tyre konsiderohen lëndë e djegshme fosile si nafta, gazi dhe qymyri, shitja e të cilave gjeneron fitime të mëdha për gjigantët e energjisë në botë.
Top Channel