Një burrë u dërgua me urgjencë në spital me djegie pas një shpërthimit të një furgoni në një parking nëntokësor në një qendër tregtare në Wimbledon, Londër.
Konkretisht, siç raportohet nga gbnews.com, shpërthimi ndodhi të hënën, duke shkaktuar rrëmujë të madhe, pasi qendra tregtare, e cila thuhet se ishte e zënë nga rreth 100 persona në atë kohë, duhej të evakuohej.
Zyrtarët e policisë dhe të zjarrfikësve thanë se shpërthimi u shkaktua nga objekte të ndezshme që mbante furgoni kur çatia e tij – për arsye që aktualisht nuk dihen – “goditi” çatinë e parkingut. Fotot nga vendi i ngjarjes tregojnë furgonin pothuajse plotësisht të shkatërruar, me dritare të thyera dhe pjesën e brendshme të ekspozuar.
Thank you to emergency services for the rapid response to the van explosion on Queens Road this morning, believed to be accidental. Wishing the driver a swift recovery.
I’m in touch with Wimbledon Quarter owners who will share more details when able 🧵
https://t.co/qKILFsR71a— Paul Kohler🔶MP for Wimbledon (@PaulKohlerSW19) November 17, 2025
Një zëdhënës i Policisë Metropolitane tha se shoferi, një burrë rreth të 60-ave, u plagos dhe u dërgua me urgjencë në spital. Ai tha se incidenti ishte duke vazhduar dhe “nuk besohet të ketë lidhje me terrorizmin”. Nga ana e tij, deputeti Paul Koller, në një postim në X, përgëzoi autoritetet për reagimin e tyre të menjëhershëm dhe i uroi të plagosurit shërim të shpejtë.
Top Channel