Harry Kane pas ndeshjes mes Shqipërinë: Një nga ndeshjet më të vështira tonat…
Sfida mes Nigerisë dhe Republikës Demokratike të Kongos e luajtur në rabat, e vlefshme për kualifikimin në playoffin e Botërorit 2026 u mbyll me eliminimin surprizë të nigerianëve pas gjuajtjes së penalltive.
Megjithatë rezultati i ndeshjes kaloi në plan të dytë pas deklaratave të trajnerit Eric Chelle. Pas fërshëllimës së fundit, trajneri i Nigerisë, i tërbuar iu drejtua pankinës së skuadrës kundërshtare dhe u bllokua pikërisht nga trajneri kundërshtar, Sebastien Desabre
Vete Chelle shpjegoi të gjithë këtë zemërim kur foli për rrjetin ESPN dhe i habiti të gjithë teksa denoncoi disa sjellje si rituale piërisht gjatë momentin më vendimtar të sfidës
‘Gjatë gjithë serisë së gjuajtjeve të penalltive, anëtari i stafit të Republikës Demokratike të Kongos, na bëri rite voodoo, cdo herë, cdo here, cdo herë… dhe për këtë arsye isha pak nervoz kundrejt tij-tha Chelle.
Ndërkaq, nga Republika Demokratike e Kongos, nuk është bërë asnjë koment në lidhje me këtë deklaratë duke preferuar të festojë kualifikimin
Top Channel