Mbrojtësi i Bayern-it, Davies, rikthehet në stërvitje të plotë pas 8 muajsh mungese
Pas një vere të trazuar, për Ademola Lookman po projektohet një janar i zjarrtë. Merkatoja dimërore po hap dyert dhe nuk përjashtohet mundësia që nigeriani të largohet nga Atalanta që gjatë këtij sezoni.
Sipas gazetarit të specializuar në merkaton e transferimeve, Fabrizio Romano, Galatasaray ka vënë në shënjestrën e tij sulmuesin e skuadrës bergamaske me synimin për ta marrë në sesionin e ardhshëm të merkatos për të përforcuar skuadrën.
Skuadra turke tentoi edhe në shtator, kur merkatoja e transferimeve në Evropë ishte mbyllur, por në atë moment Atalanta nuk pranoi të largojë një prej futbollistët e saj më të mirë pa pasur mundësinë për ta zëvendësuar dhe një tjetër tentativë në janar nuk mund të përjashtohet.
Ndërkaq, gjithnjë sipas Fabrizio Romano, Galatasaray nuk është I vetmi klub që ka shfaqur interesin për Lookman.
Top Channel