Arrestimi i Ilir Metës, Proda në komisionin për Çështjet e Brendshme: Policia nuk ka shkelur ligjin
Pak ditë më parë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u dërgoi një letër misionit monitorues të Kongresit të Autoriteteve Lokale të Këshillit të Europës, të cilët do të vizitojnë Shqipërinë sot deri më 19 nëntor, për të zhvilluar një takim në ambientet e IEVP Durrës, ku mbahet në paraburgim prej datës 10 shkurt.
Misioni e ka njoftuar zyrtarisht kryebashkiakun për ardhjen e tyre për këtë mision monitorimi, por SPAK nuk i ka kthyer ende përgjigje.
Sipas Veliajt, takimi do të shërbente për të sqaruar respektimin e të drejtave të tij si i ndaluar dhe si funksionar publik, në përputhje me nenet 6 dhe 8 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut, që garantojnë të drejtën për komunikim dhe përfaqësim.
Top Channel