Trajneri i Italisë, Gennaro Gattuso nuk iu erdhi shumë rrotull fjalëve për të komentuar humbjen e turpshme 4-1 ndaj Norvegjisë në San Siro në ndeshjen e fundit të kualifikueseve.

‘Dua t’iu kërkoj falje tifozëve, 4-1 është një rezultat që rëndon shumë-tha trajneri i Të Kaltërve-është për të ardhur keq pas një pjese të parë shjmë të mirë, si një skuadër e vërtetë. Zhgënjimi më i madh është pjesa e dytë, të kurojmë plagët, komplimenta Norvegjisë. Duhet të rinisemi nga pjesa e parë që bëmë, skuadra tregoi vlera, por në pjesën e dytë, vuajtëm shumë’

Në muajin mars Italia do të luajë në fazën e playoffit, shansi i fundit për të mos humbur Botërorin e tretë radhazi.

Rinisem nga pjesa e parë, luajtëm si një skuadër, ishim kompaktë-tha Gattuso-duhet të përmirësohemi. Ndeshja ndryshoi kur ata bënë gjuajtjen e tyre të parë në portë dhe në pjesën e dytë u frikësuam’

Për Gattuson  është e nevojshme që të punohet për brishtësinë në skuadër

‘Koha është e shkurtër, duhet të punojmë mbi brishtësinë tonë-tha Gattuso-është shumë e lehtë të flasësh për mungesat, kush ishte në fushën e lojës dha gjithçka, por doli një ndeshje që nuk e prisnim. E dinim që Norvegjisë nuk i duheshin dhënë hapësira, dhe kjo ndodhi. Do të gjejmë një zgjidhje, kemi dëshirë të luajmë gjysmëfinalen, të kalojmë, të luajmë finalen e të shkojmë në Botëror. Pas kësaj mbrëmjeje ka shumë zhgënjim, kërkojmë ndjese; të humbasësh 4-1 në San Siro nuk është asnjëherë gjë e bukur. Shpresoj të përmirësohemi në të gjithë aspektet ku sot vuajtëm’

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta