Hetimet për 21 janarin, SPAK thërret sërish Berishën për ta pyetur. Ja data kur kryetari i PD do përballet me prokurorët

17/11/2025 10:46

Nga SPAK ku u thirr për masën ‘detyrim paraqitje’ Sali Berisha këmbënguli se prokuroria nuk e ka thirrur zyrtarisht për hetimet e 21 janarit.

Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, Berisha nënkuptoi se gjatë paraqitjes sot, ka marrë edhe thirrjen për dosjen e 21 janarit, ku do te pyetet të premten si person që ka dijeni.

Berisha: Bardhi ka deklaruar se në kutinë postare të PD nuk ka ardhur asnjë postim. Unë i besoj atij. Z.Peleshi nuk ka sjellë asgjë. Le të provojë që e ka sjellë, s’mund ta mohoj nëse e e ka sjellë. Po të vesh dorën në zjarr për Peleshin të digjet dora dhe trupi. Unë absolutisht për çdo thirrje në çdo gjykatë dhe çdo prokurori, unë paraqitem, është ligji i jetës sime. Nuk mund të ketë asnjë lloj ekuivoku, madje për temën plotësisht, ndonëse është dosje e hetuar gjerësisht nga armiqtë e egër publikë të Sali Berishës. Për këtë temë e cila është gjykuar, sikur të isha thirrë 10 herë, 10 herë do kisha shkuar. Nuk jam thirrë se kanë pasur frikë nga dëshmitë e mia.

A ndjeni përgjegjësinë për të dhënë shpjegime për këtë çështje dhe a keni gjë për të fshehur?

Berisha: Siç e dëgjove, kjo çështje është hetuar dhe janë një seri dënimesh. Për këtë çështje Sali Berisha ka bërë deklaratë në datën e asaj nate. Nuk është thirrur asnjëherë të vetme, kanë biseduar me mua zyrtarë të huaj dhe nuk më ka thirrur asnjëherë prokuroria e Shtetit sepse kanë pasur frikë  nga dëshmitë e mia. Ishte demonstrata më e dhunshme e vende. PS kishte agjendë dhune, dhe cilido që e hap në sekuencat më minimale, sheh aty mijëra duke vërshuar drejt mbrojtjes së ndërtesës, vrima plumbash, xhama të thyer, automjete që duan të thyejnë derën. Ishte protesta më e dhunshme që ka njohur vendi dhe ka përcaktim ndërkombëtar që PS kishte agjendë dhune.  Në rast se do isha thirrur do kisha shkuar por nuk jam unë. Janë ata që nuk më ka thirrur mua. Kryeministria nuk ka pasur asnjë lloj serveri për vëzhgimin. Nëse e ka pasur garda është punë tjetër”

-Çfarë date ju caktuan

Berisha: Këtë do ta mësoni, kini durim

-Mos është të premten z, Berisha?

Berisha:  Ja e shikoni ata njoftojnë përpara gazetarët se sa mua

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta