Hapja e grupkapitullit të fundit, Presidenti Begaj: Ky hap konfirmon progresin e qëndrueshëm të vendit tonë

17/11/2025 11:04

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas hapjes së grupkapitullit të fundit të negociatave me BE-në.

Për Presidentin, ky është një moment i rëndësishëm në rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj shprehet se ky hap konfirmon progresin e qëndrueshëm të vendit tonë dhe çel një fazë të re reformash më të thelluara në bujqësi, sigurinë ushqimore, zhvillimin rajonal dhe menaxhimin e burimeve.

“Hapja sot e Grup-Kapitullit të fundit shënon një moment të rëndësishëm në rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ky hap konfirmon progresin e qëndrueshëm të vendit tonë dhe çel një fazë të re reformash më të thelluara në bujqësi, sigurinë ushqimore, zhvillimin rajonal dhe menaxhimin e burimeve.”, shprehet ai.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta