Hapja e Qeverisë amerikane, Ambasada e SHBA në Tiranë: I rikthehemi bashkëpunimit normalisht Anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Sonila bejtja ka aplikuar për tu zgjedhur nga Parlamenti si komisionere për Mbrojtjen nga Diskriminimi, por brenda pak ditësh e ka tërhequr aplikimin e saj.
Lajmin e bëri të ditur kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i cili tha se tërheqja ka ndodhur për shkak se ajo është ende në detyrë si anëtare e Kushtetueses dhe nuk mund të kandidonte për një tjetër pozicion.
Në të njëjtën kohë ai hodhi poshtë raportimet për në pakt me PS-në, mungesa e të cilit ka sjellë edhe shtyrjen disa herë të votimit për avokatin e popullit.
“Znj. Sonila Bejtja ka njoftuar komisionet parlamentare për tërheqjen e saj nga gara menjëherë sa është shpallur për shkak se ka papajtueshmëri për funksionin e anëtarit të Gjykatës Kushtetueses. Në email që u është vënë në dispozicion deputetëve, personi në fjalë argumenton se nuk ka menduar që procedura do përmbyllet në një afat kaq të shpejtë, ka gjykuar se procedura do merrte kohën e vet prandaj ka shprehur interes.
Për pasojë nuk ka asnjë marrëveshje të tillë. Dua të sjell në vëmendje që edhe legjislaturën e shkuar Avokati i Popullit nuk është zgjedhur me konsensus për një arsye të vetme. Sa kohë të jem unë kryetar i grupit të PD nuk ka për të pasur asnjë bisedim në kafenetë e kuvendit. Çdo diskutim të bëhet në organet e kuvendit‘, tha Bardhi.
Top Channel