Fshati rumun evakuohet pas sulmit të Moskës në portin e Odesës

17/11/2025 16:20

Autoritetet rumune po evakuojnë fshatin Plaourou, në kufirin rumuno -ukrainas, pasi një zjarr shpërtheu në një anije që transportonte LPG disa qindra metra larg zonës, pas një sulmi me dron rus në portin ukrainas të Izmail.

Sipas rrjetit rumun Digi24, midis 100 dhe 150 banorëve të Plaourou, i cili ndodhet përballë Izmail në Danub, shumë banorë po evakuohen si masë paraprake. Sulmi rus të dielën në mbrëmje shkaktoi një zjarr në një anije që transportonte mijëra ton LPG, me flakë që arrinin një distancë prej rreth 500 metrash nga fshati. Autoritetet lokale po paralajmërojnë se situata është jashtëzakonisht kritike, pasi anija mund të “shpërthejë në çdo moment”. Kryetari i bashkisë së rajonit, Tudor Cernega, tha se shërbimet e sigurisë po kryejnë kontrolle shtëpi më shtëpi dhe po largojnë gjithashtu kafshët për shkak të rrezikut të një shpërthimi të madh.
Ndërkohë, autoritetet ukrainase në rajonin e Odesës folën për një goditje “masive” ndaj infrastrukturës energjetike dhe portuale, me disa anije të dëmtuara. Tankeri i LPG-së, i quajtur Orinda dhe që valëviste flamurin turk, u dëmtua rëndë, por 16 anëtarët e ekuipazhit e braktisën anijen në mënyrë të sigurt pa lëndime, njoftoi qeveria turke.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta