“E pamundur të fitosh 6-0”, Foda para duelit me Zvicrën: Rëndësi ka të luajmë mirë, në ndeshjen e parë nuk treguam fytyrën tonë të vërtetë
Ka një datë të saktë për mbylljen përfundimisht të cështjes së divorcit mes Francesco Totti dhe Ilary Blasi. Sipas të përditshmes ‘Il Messaggero’, 21 marsi do të jetë dita kur ish kapiteni i Romës dhe show girl italiane e njohur do të nisin zyrtarisht jetën e tyre të re.
Një surprizë në të gjithë këtë histori erdhi nga dëshmia në gjykatë e Cristiano Iovino. Në muajin prill, sipërmarrësi dhe njëkohësisht dhe instruktor personal pranoi përpara gjykatëses Simona Rossi se ka pasur një raport intim me moderatoren televizive prej një viti, me takimet mes tyre që kishin nisur në vitin 2021 kur ajo ishte ende e martuar me Tottin dhe pak muaj përpara se të publikoheshin fotot e ish kapitenit të Romës me Noemi Bocchi. Ky rrëfim hodhi poshtë versionin e Ilary Blasi që në dokumentarin ‘Unica’ kishte folur vetëm për një kafe. Ilary Blasi nga ana e saj gjithnjë ka deklaruar se ka qenë Totti ai që e ka tradhtuar i pari me partneren e tij aktuale dhe se e zbuloi lidhjen mes tyre përmes një hetuesi privat.
Gjithsesi tani e gjithë kjo cështje do mbyllet dhe Ilary Blasi e Francesco Totti do të nisin jetët e tyre të reja. Tani që divorci është shumë pranë, Ilary Blasi me shumë mundësi do të martohet sërish. Showgirl e njohur, prej vitesh është në një lidhje me sipërmarrësin gjerman Bastian Mueller. Ilary në programin ‘Verissimo’ pohoi se takimi me Bastian ishte një surprizë dhe se ai është një vlerë e shtuar në jetën e saj. Sipërmarrësi 38 vjecar i ka dhuruar asaj një unazë fejese dhe nuk përjashtohet mundësia që ata të shkojnë në altar brenda vitit 2026
Ndërkohë edhe Francesco Totti ka kthyer faqen dhe është transferuar në një vilë në zonën Fernesina në veri të Romës që mund të bëhet shtëpia e re bashkëshortore me Noemi Bocchi, nëse ai do të vendosë të martohet sërish
Top Channel