2500 sterlina për të nxjerrë kriminelët nga Anglia, Daily Mail infiltrohet brenda rrjetit të trafikantëve shqiptarë 22/12 10:26
Në ditët e tij të fundit në krye të SPAK, Kryeprokurori Altin Dumani nuk e ka humbur rastin të ndjekë nga afër ndeshjen e kombëtares përballë Anglisë në Air Albania.
Ai është fokusuar nga kamerat, i shoqëruar nga bashkëshortja, teksa qëndronte i ulur në shkallët e stadiumit, ku pa nga afër kuqezinjtë në ndeshjen e fundit në grupet kualifikuese për në Botërorin e vitit të ardhshëm.
Në këto pesë vite, kanë qenë shumë të pakta rastet kur Kryeprokurori i SPAK të ketë dalë publikisht në vende me një numër të madh njerëzish.
Pak kohë më parë, ai ishte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një i afërm ndau me publikun një video, ku Altin Dumani ndodhej në një ambient familjar.
Top Channel