Mbyllen kualifikueset, rikthehet Kategoria Superiore, ja kalendari i ndeshjeve i javëve të ardhshme
Audi vazhdon të tërheqë vëmendjen e medias. Pas prezantimit të telajos së makinës së saj për kampionatin e Formula 1, tani është Drejtori Kryesor i skuadrës, Jonathan Wheatley ai që po shkakton një zhurmë me një deklaratë të tij..
Ëndrra Verstappen
Nëse Gernot Döllner vendosi 2030 si afat për të menduar për titullin e një botërori, Wheatley sugjeroi emrin e pilotit që do të donte të kishte në skuadër për të realizuar këtë arritje; Max Verstappen
‘Cfarë drejtori skuadre do të isha nëse nuk do ta doja atë në radhët tona?-tha Wheatley-kam fatin që të jem mik i Max prej kohësh, por edhe i babait të tij Jos dhe të menaxherit tij Raymond. Një miqësi e tillë zhvillohet sepse je gjithnjë i ndershëm dhe nuk e tradhton kurrë besimin që ke krijuar. Por nuk besoj se për momentin kjo është e mjaftueshme për të lidhur Verstappen me skuadrën Audi F1’
Ambicia nuk mungon
Audi po i afrohet gjithnjë e më shumë sfidës më të madhe sportive në historinë e tij duke bërë planifikim dhe me ambicie dhe modelet e rritjes për t’iu referuar nuk mungojnë; Red Bull e nisi praktikisht nga zero dhe arriti të ndërtojë një skuadër të mrekullueshme dhe fituese duke i prezantuar botës së motorëve talente si Sebastian Vettel dhe Max Verstappen. Burimet dhe kompetencat për të fituar një titull në 2030 nuk mungojnë në Ingolstadt, por për pilotin idetë janë të qarta…
Top Channel