E pabesueshme, Zvicra ndërpret stërvitjen në Prishtinë, ikin dritat në “Fadil Vokrri”…federata helvete e publikon në rrjetet sociale
Partia Demokratike paralajmëroi protesta të tjera që do të vijojnë me foltoren përpara Kryeministrisë.
Deputeti demokrat, Klevis Balliu, u shpreh në “Top Story” se kjo protestë është pikënisje e një aksioni në disa zona dhe për të ndaluar propagandën e qeverisë.
“Ajo foltore është pikënisja e një aksioni që do të jetë në disa zona dhe i ndryshëm. Kjo protestë është bërë për të mos lejuar propagandën e qeverisë, për korrupsionin. Duhet të jetë më fortë protesta, më e përqendruar në diskursin e Ramës dhe Balliut. Edhe ju duhet të vini atje”, u shpreh Balliu.
Gjithsesi, gazetari Arion Sulo shprehet se këto protesta nuk mund ta rrëzojnë dot Kryeministrin Rama, por mund të ndikojnë te SPAK sa i përket çështjes së Belinda Ballukut.
“Nuk shikojë ndonjë vlerë të shtuar te ajo protestë. Po që për të rrëzuar Ramën e shoh të vështirë, për SPAK-un mund të ketë efekt. Tani për tani zv.kryeministrja po i sfidon të gjithë dhe situata do të vi duke u rënduar duke u bërë kosto për qeverinë dhe kryeministrin, që është brenda aferave. Janë të gjithë të dyshuar për abuzime dhe vjedhje. As po e shkarkon as po jep ajo dorëheqjen”, tha Sulo.
Top Channel