Emigracioni në Angli me ndryshime drastike/ Si preken shqiptarët, flet avokati

17/11/2025 17:32

Kjo e hënë pa frikë mund të konsiderohet si e “hëna e zeze” për statusin dhe jetën e një pjese të konsiderueshme të shqiptarëve që jetojnë ose aspirojnë të vendosen përgjithmonë në ishull.

Zemërimi është i madh ndër të huajt por dhe mes shqiptarëve që janë informuar për këto ndryshime drastike, më të mëdhatë që nga koha e Luftës së Dytë, të cilat do prekin aspiratat e shqiptarëve  që duan t’u sistemohet statusi, por edhe atyre që kanë marrë shtetësinë përmes ,madje edhe amnistisë, e jo vetëm përmes vendimeve të gjykatave.

Naim Hasani, avokat në Londër për çështjet e emigracionit i pyetur nga Top-Channel se si  konkretisht do preken shqiptarët nga njoftimet e Ministrës së Brendshme me origjinë aziatike dhe fëmijë emigrantësh, Shabana Mahmood, e cila për shumë shqiptare  nuk dallon  me të drejtë apo jo, në retorikë nga ish-paraardhësja e saj konservatore, Suela Braverman.

Ndër shqiptarët e vendosur prej dy dekadash në ishull dhe që janë shtetas britanik që e kanë fituar azilin e më pas shtetësinë përmes proceseve gjyqësore, por edhe amnistisë së vitit 2003-2006, edhe pse lajmet janë të kobshme për prindërit, fëmijët e tyre që kanë qenë poshtë 16 vjeçe, ne kohen e amnistisë, nuk preken. Sërish avokati Naim Hasani.

Askush nuk priste që laburistët e qendrës së majtë, partia që ka mbështetur më shumë emigrantët historikisht, të ishte në pushtet më keq se konservatorët. Por ata dukshëm po kërcejnë nga belaja elektorale dhe Nigel Farage, babai i Brexit, duket se është kryeministri aktual i Britanisë dhe Sir Keir Starmer është noter i politikave që ai trumpeton se do i zbatoj nëse vjen në pushtet.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta