Balliu akuza kreut të policisë në Komisionin e Sigurisë: Po dekonspirohen operacionet, në aeroport nuk u gjend një polic…
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka komentuar çeljen e grup-kapitullit të fundit të negociatave me Bashkimin Europian.
Sipas saj, kjo ngjarje shënon kurorëzimin e një dekade reformash të guximshme.
Në një postim në rrjetet sociale, ministrja shprehet se sot u mbyll një cikël përpjekjesh dhe hapet një horizont i ri sfidash e mundësish.
“Sot mbyllet një cikël përpjekjesh dhe hapet një horizont i ri sfidash e mundësish.
Me çdo kapitull të hapur, Shqipëria shkruan një faqe të re të historisë europiane, jo më si aspiratë, por si një realitet në ndërtim.
Ky është kurorëzimi i një dekade punësh të vështira, reformash të guximshme dhe besimi të palëkundur tek rruga e një Shqipërie me institucione të forta demokratike, me zhvillim ekonomik e social të qëndrueshëm, me drejtësi e mirëqënie për të gjithë.
Ne nuk do të ndalemi derisa flamuri ynë të jetë në tryezën e përbashkët europiane, për Shqipërinë, Europën e Ballkanit.
Gati për sfidat e punët që na presin për mbylljen e negociatave në vitin 2027.
Shqipëria nuk ndalet”, shprehet ministrja Spiropali.
Top Channel