SPAK ka shfrytëzuar paraqitjen e Sali Berishën për dosjen Partizani për ti dhënë urdhër thirrjen për dosjen e 21 janarit.

Për tu pyetur si deklarues ish kryeministri u kërkua prej 3 nëntorit ka njoftuar publikun më herët Prokuroria e Posaçme, por Berisha insiston të kundërtën. Kësaj radhe duke i shtuar listës së të kritikuarve prej tij edhe ish prokuroren e përgjithshme Ina Rama.

Deri më tani për të komunikuar me Berishën SPAK përdori postën që trokiti në tre adresat e tij, por zarfet u kthyen mbrapsht. Ish kryeministri ka një shpjegim për këtë gjë

Ndonëse e mbajti sekret ditën se kur kthehet në SPAK , ky i fundit bëri me dije jo zyrtarisht se këtë të premte në ora dhjetë , Berisha u vu në dijeni se prokurorët e presin  për ta pyetur

Sidoqoftë pas tre orësh nga prania e Berishës që mësohet se e firmosi ftesën, Genc Gjokutaj ka njoftuar se Sali Berisha është i pamundur të paraqitet në 21 nëntor, mbasi ish kryeministri udhëton jashtë vendit. Por ka sugjeruar datë më të afërt, ndaj SPAK ka caktuar këtë të mërkurë ora nëntë si ditën kur Berisha do të pyetet për 21 janarin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB