Avokati Genc Gjokutaj në SPAK, kërkon shtyrje për fletë-thirrjen e Berishës?
17/11 14:04
Avokatët e kryebashkiakut Erion Veliaj i kërkojnë kohë gjykatës gjatë seancës paraprake për t’u njohur me aktet.
Mbrojtja siç raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, kërkuan që klienti i tyre të njihet vetë me aktet dhe t’ia çojnë në burg.
Prokurori i SPAK replikoi: “Jeni njohur me aktet, kërkoni të gjykoheni dhe nuk vini në gjykim”.
Përmes avokatëve, Veliaj ka kërkuar edhe laptop në burg për të lexuar aktet.
Ndërkohë u vendos shtyrja e seancës paraprake për Veliajn dhe të pandehurit e tjerë për në datën 2 dhjetor, ora 9:00. Shkak u bë kërkesa e avokatëve të Veliaj për t’u njohur me aktet.
Top Channel