Arrestimi i Ilir Metës, Proda në komisionin për Çështjet e Brendshme: Policia nuk ka shkelur ligjin
17/11/2025 14:39
Kreu i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, u pyet në Komisionin për Çështjet e Brendshme për arrestimin e Ilir Metës.
Proda tha se Policia e Shtetit nuk ka shkelur ligjin, dhe forca përdoret kur bëhet rezidencë.
“Policia nuk ka shkelur ligjin. Kemi të bëjmë me përdorimin e forcës, në rastet kur bëhet rezistencë. I takon personit të sillet në respekt të detyrës që ka mbajtur.
Do ishte në nderin e personit të sillej në bazë të detyrës që ka mbajtur”-u shpreh Proda në komision.
Ndërprerja e herëpashershme e Flamur Nokës gjatë fjalës së Prodës, solli reagimin e Bledi Çuçit, i cili e përjashtoi deputetin e PD dhe mbylli mbledhjen.
Top Channel