“Foltore 2”/ Mbyllet protesta e opozitës përpara Kryeministrisë, Berisha: Do mblidhemi çdo javë deri sa…
Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në aksin Fier- Seman, në vendin e quajtur Fermë- Çlirim.
Një automjet tip “ Benz” është përplasur me një karrocë e cila ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës, dhe si pasojë e përplasjes së fortë drejtuesi i karrocës ka mbetur i lënduar, raporton korrespondenti i Top Channel Neritan Trifoni.
Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet dhe për të bërë të mundur disiplinimin e trafikut.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 17:10, në aksin rrugor Fier-Seman, në Fermë Çlirim, automjeti me drejtues shtetasin J. M., është përplasur me një karrocë që tërhiqej me kafshë, e cila drejtohej nga shtetasi F. R..
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi F. R., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Top Channel