Botërori i 2026-s, revolucion në SHBA, presidenti Trump: Duhet ta quajmë edhe ne futbollin, futboll…jo soccer
Një karton i verdhë që peshon te e ardhmja e Turqisë dhe që mund të lumturojë Chivun; Hakan Calhanoglu do të mungojë ndaj Spanjës në sfidën e fundit të kualifikueseve, një sfidë kjo që është më shumë një formalitet dhe praktikisht e padobishme për klasifikimin.
Turqia fitoi në ndeshjen e së shtunës ndaj Bullgarisë dhe është e sigurt se do të luajë në playoff në muajin mars. Ndeshja ndaj Spanjës që është në krye me 15 pikë, 3 më shumë se skuadra turke nuk e ndryshon situatën. Kështu që Montella e ka marrë tashmë vendimin që Calhanoglu të mos luajë ndaj Spanjës, kjo edhe për një arsye tjetër, problemin në kyçin e djathtë që iu shfaq gjatë ndeshjes me Bullgarinë.
Vetë trajneri italian i Turqisë, por edhe Calhanoglu kanë qenë në unison në këtë pikë; që nuk duhet rrezikuar në ndeshjen ndaj La Roja dhe tani me këtë problem të futbollistit u vendos gjithçka
Kështu, pavarësisht këtij problemi që nuk duket se e shqetëson Interin për momentin, Montella i ka bërë një favor trajnerit të Interit, Cristian Chivu për ndeshjen derbi me Milanin. Në këtë mënyrë, tekniku i skuadrës zikaltër do të ketë në dispozicion organizatorin e tij më të freskët dhe më të shplodhur.
Me grupin, me rifillimin e kampionatit me shumë mundësi do të jetë edhe Dumfries. Ditën e shtunë holandezi u kthye në Itali pasi la grumbullimin me Holandën për shkak të një shqetësimi në kavilje dhe nuk kreu teste të tjera mjekësore po nisi terapinë me Darmian, që është i rikuperuar për ndeshjen me Milanin. Këtë të dielë ai do të pushojë dhe ditën e hënë do të punojë sërish me lojtarët e tjerë të padisponueshëm.
Ditën e martë, Interi do të rinisë zyrtarisht punën së bashku me Lautaro Martinez dhe lojtarët e tjerë të kombëtares italiane, ndërsa në ditët në vazhdim skuadrës do t’i bashkohen edhe Sucic, Zielinski dhe Akanji.
Top Channel