Nigeria nuk do të luajë në Botëror, “Shqiponjat” e Afrikës eliminohen me penallti në finalen e play off-it nga Republika Demokratike e Kongos
Irlanda bën mrekullinë dhe kualifikohet për në playoffin e Botërorit, falë fitores në fotofinish me Hungarinë, e sidomos falë Troy Parrott, sulmues 22 vjecar të Alkmaar që pas dygolëshit me Portugalinë bëri akoma më mirë ndaj hungarezëve duke shënuar 3 gola, i fundit në minutën e 95.
Në pak orë sulmuesi irlandez u shndërrua në hero kombëtar dhe ka nga ata që duan që t’i vëne emrin e tij aeroportit të Dublinit. Pas përfundimit të ndeshjes, Parrott, me 10 gola në 33 ndeshje me kombëtaren, nuk arriti dot të mbajë lotët në momentin kur u intervistua
‘Në sfidën kundër Portugalisë kisha thënë se për këtë janë ëndrrat-ishin fjalët e tij pas ndeshjes në Budapest-por mendoj se kjo ishte mbrëmja më e mirë e të gjithë jetës sime dhe se nuk do të kaloj më mbrëmje të tilla. Është një përralle, një gjë që as nuk mund ta imagjinoj. Nuk kam fjalë për të përshkruar emocionet që kam ndjerë në këtë moment’.
Irlanda është kualifikuar për në fazën finale të Kupës së Botës vetëm në 3 raste, hera e fundit ka qenë në 2002, ndërsa rezultati më i mirë i kësaj skuadre janë cerekfinalet në Botërorin e 1990 në Itali.
Top Channel