Ndërsa presim sfidën e madhe të Air Albania Stadium mes Kombëtares shqiptare dhe Anglisë që mbyll kualifikueset e Botërorit 2026, janë tifozët ata që bëjnë një ‘nxemje’ kësaj përballjeje.

Kështu në kuadër të kësaj sfide të madhe, është zhvilluar një ndeshje futbollit mes Tifozave Kuqezi dhe England Fans FC

Pjesë e skuadrës aktuale në këtë  sfidë kanë qenë edhe anëtarë të ekipit Tifozat Kuqezi që ishin të përfshirë edhe në përballjen e vitit 2021 të zhvilluar në Chesham Football Ground. Në atë kohë ajo sfidë përfundoi 3-3 dhe vetëm pas gjuajtjes së penalltive fituan anglezët, këtë radhë triumfi ishte i Tifozëve Kuqezi 4-3 pas 90 minutave lojë.

Ndeshjet mes tifozëve janë një traditë e rëndësishme e Football Supporters Europe (FSE), organizatës Europiane të tifozëve, që synon të promovojë dialogun, respektin dhe miqësinë mes tifozerive përmes futbollit. Dhe kjo përballje mes Tifozave Kuqezi dhe England Football Fans FC ishte një vazhdim i kësaj tradite duke thekuar vlerat e fair play-t, bashkëpunimit dhe pasionit të përbashkët për futbollin. Është kjo një traditë që shërben si shembull i kulturës pozitive të tifozerisë dhe i lidhjeve miqësore midis komuniteteve të ndryshme.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta