Norvegjia udhëtoi drejt Milanos për ndeshjen me Italinë, praktikisht me biletën e botërorit në xhep.

Megjithatë trajneri i skuadrës skandinave, Stale Solbakken nuk deshi t’i lëjë asgjë rastësisë dhe deshi t’i motivojë të tijët në prag të kësaj ndeshjeje duke mbajtur një fjalim në San Siro që bëri xhiron e botës në internet

‘Do të jenë 7000 norvegjezë në stadium, do të jetë familja mbretërore-ishin fjalët e Solbakken-e gjithë bota do t’ju shohë, kështu që duhet të tregojmë veten. E di që është e pamundur të na trembin, por duhet të tregojmë veten  që nga sekonda e parë. E vetmja frikë që kam ëshrë se dikush nga ju nuk do ta bëjë. Është normale në situata si kjo, por çdokush nga ne duhet të marrë përsipër këtë përgjegjësi. Kemi bërë një rrugëtim perfekt në kualifikuese, nuk do ta prishim se dy nga ju nuk duan të tregojnë veten. Kjo do të më cmendte’

Dhe mesa duket fjalët e Solbakken patën efektin që pritej te futbollistët e tij, duke qenë se Norvegjia iu imponua Italisë edhe në San Siro duke e mundur 4-1 dhe për të vulosur përfundimisht biletën për në Amerikën e Veriut për Botërorin e 2026, duke detyruar Italinë të luajë në playoff

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta