Turqia, Calhanoglu pritet të mungojë ndaj Spanjës, Chivu fërkon duart për ndeshjen derbi
Fisnik Asllani ishte një prej heronjve të Kosovës në ndeshjen me Sllovenine teksa me golin e tij i hapi rrugën fitores së Dardanëve që solli edhe kualifikimin historik të tyre për në playoffin e Botërorit 2026.
Në përfundim të ndeshjes, talenti i Kosovës, foli për kanalet zyrtare të FFK duke mos i fshehur emocionet për arritjen e këtij suksesi historik
‘Edhe po të ëndërroja nuk do ta mendoja kështu-tha Fisnik Asllani-Kështu që jam shumë, shumë i lumtur. Besoj që më mirë nuk mund të shkonte për ne. Është ndjenjë e jashtëzakonshme. Besoj që ky gol na ka ndihmuar të hyjmë sa më mirë në lojë. Kështu që ndihem shumë, shumë krenar për golin sot’.
Asllani shtoi se atmosfera ka ndihmuar jo pak skuadrën e Kosovës në paraqitjen e saj në fushën e lojës në mbrëmjen e së shtunës
‘Atmosfera ka qenë shumë e mirë. Besoj që të gjithë lojtarët, të gjithë shqiptarët që kanë qenë sot në stadium, janë ndier shumë krenar dhe na ka ndihmuar atmosfera të bëjmë lojë të mirë sot’-përfundoi Fisnik Asllani
Top Channel