Turqia, Calhanoglu pritet të mungojë ndaj Spanjës, Chivu fërkon duart për ndeshjen derbi
Italia duket se merr një assist nga FIFA në lidhje me shortin e Botërorit 2026 që do të hidhet në 5 dhjetor në Washington.
Sipas disa zërave që vijnë nga Zyrihu, skuadrës së Të Kaltërve do t’i takojë një vend me 12 skuadrave koka serie nëse do të kualifikohet nga playoffi
Orientimi I FIFA për shortin e fazës së grupeve të Botërorit 2026 do të jetë braktisja e kritetit të Katar 2022 duke i vendosur skuadrat e kualifikuara përmes playoffit në vazo në bazë të renditjes botërore. Ky ndryshim do të favorizonte Italinë që aktualisht është në vendin e 9 në klasifikimine FIFA
E vetmja që mund të shqetësoje Italinë është Gjermania që është e 10, por kjo e fundit mund të kalojë në playoff vetëm nëse ndodh ndonjë gjëmë e madhe në ndeshjen direkte me Sllovakinë duke humbur mundësinë edhe për të parakaluar Të Kaltrit në renditje.
Kështu nëse Italia do të duhet të kualifikohet në Botëror duke fituar playoffin do të kishte një grup më të lehtë , ndërsa Gjermania(gjithnjë nëse do të shkonte në botëror përmes playoffit dhe si vendi I 10 në renditje) do të shndërrohej në një ‘minë me sahat’ në shortin e dhjetorit
Top Channel