Kombëtarja mbyll përgatitjet për Anglinë me një atmosferë pozitive mes kuqezinjve
Të dielën në Air Albania Stadium kombëtarja shqiptare do të ulë siparin e kualifikueseve të Botërorit 2026 me sfidën ndaj Anglisë, e njëjta me të cilën edhe e hapi këtë fushatë.
Në prag të kësaj ndeshjeje presidenti i Federatës Shqiptare Armand Duka zhvilloi një takim me ambasadorin britanik në Tirane, Nicholas Abbot ku patën një bisedë të këndshme për ndeshjen, videon e së cilës ai e postoi në profilin e tij në Instagram
‘Mendoj se do të jetë një ndeshje fantastike. Do të jetë një futboll i shkëlqyer me tifozë të mrekullueshëm dhe një atmosferë fantastike. Kush fiton… epo jemi në një moment të rëndësishëm të garës dhe unë jam dikush që padyshim do dojë ata të fitojnë-tha ambasadori britanik kur kreu i FSHF e pyeti se kush do të fitojë ndeshjen
Natyrisht me tone shakaje, ndërhyri Duka dhe i tha se si banor në Shqipëri duhet të dojë që të fitojë Shqipëria
‘Ju sigurisht doni të fitojë Shqipëria-vijoi Abbot-Kushdo që të fitojë atë ditë, nuk ka rëndësi sepse rëndësi ka momenti. Por është gjithmonë mirë të duash të fitosh’
Top Channel