Atentati mafioz me dy të vrarë në Rinas, reagon për herë të parë Rama: Do nisim instalimin e kamerave me IA, do e zbardhte ngjarjen në kohë reale
Në takimin me qytetarët e Njësisë numër 3 në Tiranë, Rama u pyet dhe për fjalët e Berishës sa i përket bonusit të fundvitit dhe rritjes së pensioneve.
Ai e quajti kryetarin e Partisë Demokratike si të keqen më të madhe të vendit dhe se bonusi i fundvitit do të ndodhte sërish edhe këtë dhjetor.
“Përmende dikë që unë s’ia përmend emrin prej vitesh. Merrem me të vetëm në fushatë, se ndryshe as nuk e llogaris. Është një e keqe e madhe që nuk i është ndarë këtij vendi. Është një frymë, një kënetë e madhe ku ai është thjesht vetëm bufi i madh, po aty çfarë nuk ka.
E mira është që e asaj që ne themi, njerëzit e kanë shumë të thjeshtë ta vërtetojnë. Kur ne themi do jepet bonusi, njerëzit e kanë shumë të thjeshtë ta vërtetojnë do jepet apo s’do jepet. Vjet thamë do jepet bonusi dhe bonusi u dha. Të njëjtin bonus do e merrni edhe në dhjetor. Tani që po e them është një fjalë, dhjetori vjen për pak javë, do e vërtetoni vetë. Më pas duhet ta vendosni vetë kë doni të dëgjoni e kë jo”, u shpreh Rama.
Top Channel