Norvegjia është një hap larg kualifikimit për në fazën finale të një botërori pas rreth 3 dekadash me skuadrën skandinave që ndeshjen e fundit e ka me Italinë. Padyshim që protagonisti absolut i skuadrës nordike është Erling Haaland që me golat e tij e ka ndihmuar Norvegjinë që të jetë në pozita të forta, dhe me thënë të drejtën, praktikisht e kualifikuar në kompeticionin madhor futbollistik të vitit të ardhshëm

‘Na mbetet edhe një hap i fundit përpara se të festojmë, përpara se të bëjmë realitet një ëndërr-tha Haaland përpara ndeshjes me Italinë-e marrim me qetësi, hap pas hapi’

I vetmi rezultat që dënon Norvegjinë të luajë në playoff është humbja 9-0 ndaj Italisë

‘Kam eksperiencë mjaftueshëm për të thënë që në futboll asgjë nuk mund të merret e mirëqenë-shtoi Haaland-me siguri e ndjej përgjegjësinë në këtë moment, e di që një pjesë e fatit të skuadrës është në shpatullat e mia. Që kur kam lindur, Norvegjia nuk ka marrë pjesë ndonjëherë në Botërot dhe tani kemi mundësinë që ta arrijmë këtë; emocioni është i fortë edhe për babain tim që në nëe edicionin e 1994 pikërisht në SHBA ishte në fushën e lojës. Prej 6 vitesh po punoj për këtë objektiv dhe jam i bindur se nuk ka mbaruar këtu; dua të jem protagonist me kombëtaren time edhe për shumë vjet të tjerë dhe dua të bëj krenar vendin tim’

Haaland është shtylla kryesore e Manchester City, por duke qenë se kalon shpesh pushmet në Itali, ishte e paevitueshme pyetja nëse mendonte të ardhmen në Serie A.

‘Më pëlqen Italia, nuk dihet asnjëherë cfarë mund të të ndodhë në të ardhmen edhe pse në këtë moment, jam mirë aty ku jam-tha Haaland që i buzëqeshi edhe idesë së të qenurit më i miri-imagjinoj që do ju pëlqente që unë të flas në një lloj mënyrë, por nuk bie në kurth as këtë herë. Unë përqendrohem vetëm te puna ime që është të shënoj sa më shumë gola të jetë e mundur. Ua lë të tjerëve të drejtën për të më gjykuar’

Në ndeshjen që do të luhet në Milano, Haaland ka detyrën që të mposhtë shokun e tij të skuadrës te Manchester City, Gianluigi Donnarumma.

‘Është një ndër portierët më të mirë në botë dhe një djalë i shkëlqyer-shtoi Haaland-por nuk kam ndjesi të veçanta për përballjen me të. Kam ndjerë emocione vetëm kur luajta kundër Borussia Dortmund që ishte ish skuadra ime’

Një pyetje që iu bë Haaland në konferencën për shtyp, ishte për Pio Esposito të Interit, me norvegjezin që u vu pak në siklet dhe pasi vështroi rreth e rrotull u përgjigj: ‘Më vjen keq, jam i ndershëm, nuk di shumë për të. Ndoshta këto fjalë do më kthehen kundër si një boomerang sepse ai mund të na shënojë 3 gola, por nuk e njoh. Por nëse luan te kombëtarja italiane, do të thotë që ka kualitete’

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta