Thomas Tuchel është i qartë: Ndaj Shqipërisë do të jetë e vështirë, Brojën e pres të jetë në fushë
Vazhdojnë të konfigurohen grupet kualifikuese të botërorit 2026 për zonën evropiane. Në ndeshjet e radhës, Spanja vijon me goleadat në Grupin E me skuadrën kampione të Evropës që shkatërroi Gjeorgjinë në fushën e kësaj të fundit me rezultatin 4-0 dhe praktikisht është në Botërorin e 2026, duhet vetëm të presë të vendosë vulën në ndeshjen e fundit.
‘La Roja’ priti vetëm 11 minuta për të marrë avantazhin me Oyarzabal që shënoi me 11 metërsh. Më pas në minutën e 22 skuadra e De La Fuentes shënoi golin e dytë me Zubimendin, ndërsa në të 34, Ferran Torres e coi rezultatin në 3-0. Në pjesën e dytë La Roja vulosi rezultatin në kasafortë 4-0 me Oyarzabal që plotësoi kështu dygolëshin e tij. Me këtë fitore Spanja mbetet në krue me 15 pikë të plota dhe pa asnjë gol të pësuar. Golavarazhi i saj me +19 gola ia bën thuajse të pamundur ëndrrën Turqisë për t’i rrëmbyer kualifikimin direkt, me skuadrën turke që mbetet 3 pikë pas Spanjës pas fitores 2-0 ndaj Bullgarisë një fitore që erdhi falë golave të Calhanoglu që shënoi me penallti dhe autogolit të Chernev
Në Grupin J, Belgjika coi dëm matchpointin e parë të kualifikimit dhe hap skenarë të ndryshëm. Skuadra e Red Devils nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Kazakistanin në fushën e këtij të fundit me Vanaken që i përgjigjet golit te Satpayev. Kazakistani mbeti me 10 futbollistë pas ndëshkimit me karton të kuq të Chesnokov, por Belgjika nuk e shfrytëzoi superioritetin numerik të saj dhe e mbylli ndeshjen 1-1 dhe mbetet në krye me 15 pikë, por pas saj janë 2 skuadra me 13 pikë, Maqedonia e Veriut dhe Uellsi me këtë të fundit që mundi Lihtenshtejnin 1-0. Belgjika mund të mbyllë llogaritë me Lihtenshtejnin në ndeshjen e fundit, por sfida Uells-Maqedoni e Veriut hap skenarë të ndryshëm me këto dy të fundit që nëse nuk ndodh ‘gjëma’ do të përballen mes tyre për një vend në playoff.
Në Grupin H Austria bëri detyrën duke mundur Qipron në transfertë 2-0, ku të dy golat u shënuan nga Arnautovic, njëri prej të cilëve me penallti me Austrinë që shkon në 18 pikë
Top Channel