Thomas Tuchel është i qartë: Ndaj Shqipërisë do të jetë e vështirë, Brojën e pres të jetë në fushë
I drejtpërdrejtë, i sinqertë, i vendosur. Alergjik ndaj frazave të parapërgatitura dhe shpesh plot hipokrizi. Ivan Gennaro Gattuso thotë atë që mendon. Pas ndeshjes me Moldavinë, trajneri i Kombëtares italiane nuk e fshehu aspak pakënaqësinë e tij për kontestimin e një pjese të tifozerisë duke thënë se ishte i turpshëm fakti që tifozët i bërtisnin që të shkonin të punonin.
Një deklaratë që solli reagime dhe kritika dhe mes tyre ishte edhe ai i presidentit të Senatit italian, La Russa. Ky i fundit deklaroi se njerëzit kanë të drejtë të protestonin dhe e këshilloi Gattuson të mos kapej me ta. Një këshillë që trajneri i të Kaltërve ia ktheu mbrapsht duke motivuar edhe njëherë qëndrimin e tij
‘E respektoj atë që thotë La Russa, por nuk e di ku ishte ai atë mbrëmje, me siguri nuk ka qenë në ndeshje e as nuk e ka parë në televizor-tha Gattuso-kishte njerëz që na uronin vdekjen, kishte njerëz që thonin se do të vinin në Coverciano, që thonin duhej të shkonim në punë. Jam dakord që fërshëllimat duhen pranuar, por nuk ishin fërshëllima, ishte diçka më e rëndë dhe kjo nuk mund të pranohet’
Top Channel