Brazili vijon përgatitjet e tij për Botërorin e 2024. Skuadra 5 herë kampione e botës është klasifikuar edhe për këtë edicion të këtij kompeticioni teksa vazhdon të mbetet e vetmja skuadër që ka marrë pjesë në të gjitha kampionatet e zhvilluara deri tani.

Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti që në SHBA, Kanada dhe meksikë do të synojë titullin e 6 në historinë e saj, këtë të shtunë zhvilloi një ndeshje miqësore me Senegalin, një sfidë që Seleçao e fitoi me rezultatin 2-0. Këtë takim Brazili e zgjidhi që në pjesën e parë kur shënoi të dy golat.

Në minutën e 29 ishte talenti i Chelsea, Estevao që i dha avantazhin skuadrës braziliane, ndërsa në të 36, Casemiro dyfishoi rezultatin në 2-0. Këto shifra mbetën në fuqi deri në përfundimin e 90 minutave të kësaj ndeshje dhe Brazili doli nga fusha e lojës me këtë fitore që me siguri i vlen Ancelottit për të parë gjendjen e skuadrës së tij

 

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta