Në puntatën e fundit të emisionit “Goca dhe Gra”, një debat i papritur mori vëmendjen e të pranishmëve, kur u diskutua për trajnimin motivues që do të organizojë Ermal Mamaqi këtë fundjavë.
Mamaqi shpjegoi se seminari i tij synon t’u ofrojë pjesëmarrësve mënyra për të përmirësuar cilësinë e jetës dhe marrëdhënien me vetveten, duke theksuar se aty do të jenë të ftuar edhe personazhe të njohur publikë.
Të shtunë dhe të diel kam një trajnim. Vijnë shumë personazhe VIP. Do më dëgjosh dy ditë dhe unë do të tregoj se çfarë mund të bësh më mirë me jetën tënde, -tha ai, duke iu drejtuar edhe aktores Ema Andrea, e cila ndodhej në panel.
Megjithatë, Ema iu përgjigj hapur duke i thënë:
Me thënë të drejtën, tani e kuptova pse je në këtë situatë, ku je i bindur se çdo gjë që thua do t’u shërbejë të gjithëve. Çfarë bëj në jetë e kam zgjedhur vetë, dhe jam e suksesshme me këtë që kam zgjedhur. Kam gjëra më të rëndësishme për të bërë.
Pas këtij debati, ka ardhur dhe një postim nga aktorja Egla Ceno, që duket se është marrë nga ndjekësit si një kunjë ndaj Ema Andreas. Lexoni më shumë në këtë link.
E kontaktuar nga moderatori Ronaldo Sharka për të dhënë një reagim për “Live From Tirana” lidhur me postimin në fjalë, Egla Ceno është shprehur:
Nuk ka lidhje me emra, ka lidhje me qenien njerëzore. Të kujtoj një letër që Anthony Hopkins i shkroi kolegut të tij Bryan Cranston… aty e gjen përgjigjen. Me pak fjalë, njerëzit e mëdhenj nuk kanë frikë të pranojnë “madhështinë” tek të tjerët, e ndriçojnë edhe më shumë. Vetëm një njeri i plotësuar mund të përkulet me dashuri para talentit të dikujt tjetër. Kështu njihen të mëdhenjtë. Nga fjalët që ngrejnë, jo fjalët që ulin. Të tjerët vijnë sipas radhës. Poshtë.

Nga ana tjetër, e kontaktuar live me një telefonatë nga “Live From Tirana”, Ema Andrea nuk ka dhënë sqarime më të mëtejshme… Ndiqni videon më poshtë.
Top Channel